Raporti i Këshillit të Europës: Shqipëria, numrin më të lartë të vrasësve në Europë

Këshilli i Europës ka publikuar së fundi sitatistika interesante për gjendjen e burgjeve në Europë dhe Shqipëria listohet si një nga vendet me numrin më të lartë të vrasësve në Europë.

Ajo ndodhet në fund të listës (pesë vende nga fundi) sa i përket dendësisë së të burgosurve në sistemin e burgjeve, me 120 persona që vujane dënimin, për çdo 100 vende të disponueshme nëpër qeli. Mesatarja europiane është 94 të dënuar për 100 vende.

Sipas raportit Shqipëria ka gjithashtu moshën më të re të të dënuarve: vetëm 26 vjeç, kurse mesatarja europiane është 33 vjeç.

Nga ana tjetër vendi ynë ka nëpër burgje 51.9% të personave që ndodhen aty në pritje të një vendimi të formës së prerë. Mesatarja europiane për këtë aspekt është 24.2%, çka tregon sa e ngadaltë është drejtësia shqiptare në dhënien e dënimeve.

Sa i përket numrit të të dënuarve në raport me popullsinë, Shqipëria ka sot në burg 187.8 persona për 100 mijë banorë. Mesatarja europiane është 124 të dënuar për 100 mijë banorë.

Një e dhënë tronditëse është ajo e numrit të të dënuarve për vrasje ose tentativë vrasje. Jemi vendi me mesataren më të larte në kontinentit europian. Plot 39.4% e atyre që ndodhen në burgjet shqiptare, janë aty për shkak të vrasjeve, ose tentativave për vrasje, ndërkohë që mesatarja europiane është vetëm 12%. Një diferencë që flet vetë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *