Pse falimenton “Tirona”? Se Lal’Eri është me Partizanin!

Klubi i Futbollit të Tiranës po kalon momente të vështira financiare pasi bashkia e Tiranës e ka braktisur në mëshirë të fatit duke pohuar se nuk ka përgjegjësi për këtë klub.

Bashkia e Tiranës dhe automatikisht kryetari i saj Erjon Veliaj janë aksionerët kryesor të këtij klubi. Por duket se Veliaj e ka braktisur me qëllim klubin e Tiranës pasi është tifoz me Partizanin.

Fotoja që shikoni me lart është bërë në ditën kur Tirana humbi ndaj Partizanit, dhe duket se Veliaj është tifoz me skuadrën kundërshtare të ekipit që përfaqëson.

Nuk ka si të lulëzojë klubi i Tiranës, ku Veliaj është kundër saj. Opozita në Këshillin Bashkiak ka akuzuar Veliajn për shpërfillje dhe shkelje të ligjit ndaj kësja neglizhence.

Madje edhe këshilltarët e LSI-së, sot, i dërguan një letër Veliajt ku i kërkuan që të mbajë përgjegjësitë e tij në lidhje me klubin e Tiranës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *