Policia përleshet me të rinjtë përpara komisariatit, protestuesit: Lironi të arrestuarit (Video)

Dhjetra aktivistët të shoqërisë civile po protestojnë përpara komisariatit numër 1 të Tiranës për lirinim e 10 shokëve të tyre që u arrestuan nga policia pas protestës kundër ndërtimeve tek Parku i Liqenit.

IMG_2616  IMG_2623

Protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuarve dhe të avokatit të tyre, Altin Goxhaj i cili u ndalua nga policia pasi kërkoi të mbrojë aktivistët.

Të rinjtë kanë bllokuar rrugën duke u ulur në shesh, veprim i cili ka sjellë edhe përplasjen me policinë pasi makinat nuk kishin nga të kalonin.

IMG_2627   IMG_2633

Policia dhunoi protestuesit me preteksin se nuk kanë leje për të bllokuar rrugën. Deri tani policia ka shoqëruar 10 persona.

http://

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *