Pogradec, gërmimet për flori rrezikojnë 30 banesa

Gërmimet për ar nga persona ende të paidentifikuar janë kthyher në tmerrin e 30 familjet e fshatit Stropskë të komunës Dardhas në rrethin e Pogradecit.

Si pasojë e gërmimeve është hapur një gropë gjigande që ka shqetësuar banorët pasi gërmimet kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe për pasojë atyre u rrezikohen banesat.

Banorët thonë se shpesh herë janë përplasur fizikisht me personat që kryejnë gërmimet duke rrezikuar edhe jetën e tyre, por askush nuk i ka dëgjuar.

Nga ana tjetër shqetësimi i banorëve pranohet edhe nga administratori i njësisë administrative Dardhas, Alban Muçka i cili thotë se janë pezulluar gërmimet dhe po merren masa për personin përgjegjës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *