Pezullohet nga puna drejtoresha e spitalit të Durrësit, abuzoi me tenderat

Është pezulluar nga detyra drejtoresha e spitalit të Durrësit, pasi është zbuluar se ajo ka abuzuar me detyrën lidhur me tenderat që ajo ka bërë në institucionin që drejton.

Gjykata ka vendosur pezullimin e Ardjola Frashërit, vendim që ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas prokurorisë, prokurimet publike me negocim pa njoftim janë kryer në shkelje të ligjit, për faktin se nuk ka pasur asnjë arsyetim për kushtet e emergjencës dhe sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik llogaritet në vlerën e rreth 70 milionë lekëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *