Pesë vatra zjarri në 24 orët e fundit, në Voskopojë ende aktive

Pesë vatra zjarri në 24 orët e fundit, në Voskopojë ende aktive

Rënia e lehtë e temperaturave duket se do të ndikojë edhe në përmirësimin e situatës së zjarreve në vend. Kështu, sipas emergjencave civile në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në fshatin e Velipojës, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë të shuajnë flakët, por për shkak të erës së fortë ata nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake si dhe një helikopter të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në Gjirin e Lalëzit, Durrës, një vatër zjarri e cila kishte përshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha rrezikonte disa resorte turistike. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Për shkak të zjarrit të madh është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Pas disa orësh punë, vatra e zjarrit është shuar. Në qytetin e Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pranë depos së ujit të qytetit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë”mes Lekas dhe Voskopojë, Korçë. Në këtë zonë po operojnë forca të shërbimit zjarrfikës Korçë, punonjës të bashkisë, të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës. Shuarja e flakëve po bëhet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe pyjore me pisha.

Në fshatin Reps i Epërm, Mirditë, zjarri përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon ende. Në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve të mbështetur edhe nga ato të pyjores të cilat po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 9 automjete zjarrfikëse,60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *