Përgjysmohet vlera e ARMO-s në 10 mln euro. Ankandi më 23 mars

Në 23 mars shoqëria e përmbarimore “EPSA” zhvillon ankandin e dytë për shitjen e pjesshme të rafinerisë “ARMO”. Përmbarimoret po e zhvillojnë ankandin për llogari të “Bankës Raiffeisen” ndaj së cilës kompania ka një kredi të pakthyer prej 2.8 miliardë lekësh ose 20 milionë eurosh.

Ankandi i parë i parë zhvillua me 19 shkurt dhe pavarësisht se publiciteti i ishte i mjaftueshëm për rastin nuk u paraqit asnjë i interesuar. Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohojnë se bazuar në ligjin për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi.

Kështu nga 2.8 miliardë euro pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do të dalin në
shitje për 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro.

Përveç Raiffeisen Bank edhe Tirana Bank është vënë në radhë për të mbledhur borxhet nga kreditori më i madh më i keq në Shqipëri.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *