Përgatituni njerëz! Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh

Përgatituni njerëz! Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh

Muajin e fundit na ka pushtuar një mot mjaft i lëkunduar .

Kemi pasur ditë të ngrohta, më pas shi dhe tashmë sërish po shijojmë rrezet e ngrohta të diellit.

Por mesa këtë fundjavë, ditëve të bukura u erdhi fundi.

Sipas Meteoalb një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës, dhe kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.

Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

“Kjo pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Kurse këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore ,”- shkruan Meteoalb.