PD e Lushnjes në protestë kundër Ramës: Ka braktisur 500 familje të Myzeqesë

Banorët e fshatit Imsht në Lushnjë kanë protestuar për mungesën e rrugës dhe investimeve, çka ua ka bërë jetën shumë të vështirë. Ata denoncojnë kryeministrin Rama se shkoi pak ditë më parë aty dhe inaguroi një rrugë për mikun e tij, që ka ngritur një biznes me sera, ndërsa ka lënë në harresë mijëra familje të kësaj zone.

“Fshati jonë është 3 mijë banorë. Rrugën e kemi shumë keq. Te kesh një urgjencë nuk e çon dot të sëmurin. Për 500 shpi këtu nuk shtrohen 2 kilometra rrugë”, shprehet një banor.

“Pamë në televizon që erdhi kryeministri këtu në fshatin tonë. Në fakt ka shkuar tek ai tjetrit atje që ka bërë sera. I ka bërë rrugën atij 5 kilometra me asfalt dhe shtylla tensioni, ndërsa ne 3 mijë banorë nuk kemi rrugë fare”, denoncon një kryefamiljar.

I pranishëm në protestë, kryetari i Partisë Demokratike për Lushnjen, Myslym Murrizi, denoncoi investimin e Ramës për mikun e tij dhe braktisjen e mijëra familjeve të zonës.

“Jemi sot me banorët e fshatit Imsht, një ndër fshatrat më të mëdhenj që ka sot Bashkia e Lushnjës. Në zemër të myzeqesë e Shqipërisë, rreth 500 familje kanë atë rrugë që pamë kur erdhëm këtu. Eshtë në një gjendje të mjerueshme ndërkohë që para 4 ditësh erdhi kryeministri Rama dhe inaguroi një investim të një klienti të qeverisë, të një oligarku të oborrit dhe ia çon asfaltin deri në derë të serave”, tha Murrizi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *