Pas falimentit, bankat nxjerrin në shitje rafinerinë e ARMO-s

ARMO, një nga 35 kompanitë e listës së subjekteve që mbajnë rreth 60 për qind të totalit të kredive të këqija, ndodhet nën valën e sekuestrove për llogari të bankave.

Shoqëria është njëkohësisht në pronësi të shtetit, në masën 15 për qind. Më 3 mars 2016, u regjistrua një shpallje nën sekuestro nga një bankë e nivelit të dytë për dy kredi të pakthyera në vlerën 2.8 milionë euro që ishin marrë në vitet 2010 dhe 2011.

Një bankë tjetër para disa ditësh shpalli vendosjen nën sekuestro të një pjese të aseteve për huan 20 milionë euro. Po ashtu, edhe kompania shtetërore “Albpetrol” ka fituar një gjyq për pagesat e pashlyera të furnizimeve me naftë bruto, në vlerën 30 milionë dollarë.

Të dyja bankat, nëpërmjet zyrave përmbarimore, i kanë kërkuar QKR-së “Vendosjen e sekuestros mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria ARMO dhe dorëzanësve të tij, ‘Anica Mercuria Refinery Associated’ dhe kompanisë tjetër ‘Deveron Oil Albania’.

Pak ditë më parë, një përmbarues privat që kishte nxjerrë në shitje për llogari të njërës prej bankave të nivelit të dytë, uzinën e përpunimit të naftës në Fier, pronë e ARMO-s, njoftoi dështimin e ankandit të zhvilluar më 19 shkurt 2016. Ankandi ofroi një çmim fillestar prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro), por siç njoftoi përmbaruesi, nuk pati asnjë kërkesë për blerjen e aseteve, që mund të shiten edhe të ndara.

Shoqëria ka rreth 1500 të punësuar në të gjithë Shqipërinë, të cilët herë pas here kanë protestuar për pagesat e pashlyera nga shoqëria.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *