Pas deklaratës së ambasadës së SHBA, Prokuroria reagon për hetimin ndaj Llallës

Pas deklaratës së ambasadës së SHBA, Prokuroria reagon për hetimin ndaj Llallës

Nje dite pas përgjigjes se Ambasadës se Shteteve te Bashkuara te Amerikës per Vizion Plus, ku nënvizohej gatishmëria per te ndihmuar ne hetimin e çdo zyrtari te larte te korruptuar, Vizion Plus ju drejtua serish Prokurorisë se Përgjithshme, nese ka nisur nje hetim mbi Adriatik Llallën, apo është kërkuar ndihma e Shteteve te Bashkuara.

Ne përgjigjen e tij zyrtare organi qendror i akuzës shprehet se është i hapur ndaj çdo hetimi.

“Ne i mbetemi deklaratës së mëparshme komunikuar me ju dhe padyshim që jemi të hapur ndaj çdo hetimi”.

Ndryshe nga deklarata e mëparshme ne te cilën nxitej puna e prokuroreve dhe mbështetej ndëshkimi i kujtdo qe cenon parimet e shtetit te se drejtës, kesaj here Prokuroria e Përgjithshme është e hapur per hetime duke nënkuptuar këtu dhe ndihmën qe mund të ofrojnë Shtetet e Bashkuara.

Vizion Plus u interesua dhe pranë prokurorisë se Krimeve të Renda, por nga ky institucion mësohet se nuk ka nisur hetim për ish-prokurorin e përgjithshëm as edhe kryesisht, qe është nja e drejte e Prokurorisë.

Me 14 shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjaret e tij, pasi sipas Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson, kishte informacione se ai ishte përfshire ne korrupsion gjate kohës te ushtrimit te detyrës./vizionplus/