Organizata e Muxhahedinëve mohon akuzat. Personi që u arrestua dje nuk është anëtari ynë

PMOI (Organizata e Muxhahedinëve Popullorë të Iranit) ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme ku është arrestuar një shtetas iranian i cili ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 11-vjeçar në Tiranë.

Sipas anëtarëve të kësaj organizate, lajmi i publikuar një ditë më parë në mediat shqiptare se muxhahedi i arrestuar në kryeqytet, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një fëmijë të mitur, nuk është aspak i vërtetë. Burime nga policia e Tiranës thanë se personi i arrestuar është 35-vjeçari Mousa Jaberifar, banues në Fushë-Mëzez.

Ndërkohë, sipas organizatës, ky person nuk është anëtar i tyre dhe se në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me ta. “PMOI dënon ashpër këtë krim të turpshëm dhe të urryer dhe bëjmë thirrje për drejtësi që të dënohet ky akt”, thuhet në reagimin e organizatës. Gjithashtu, PMOI shkruan se gjatë tri viteve të fundit, një numër i banorëve të “Kampit të Lirisë” janë transferuar në Shqipëri dhe janë anëtarë të PMOI.

Po sipas tyre, personat e zhvendosur në Shqipëri kanë kulturë dhe vlera të njëjta me vendin tonë. “Ata kanë pasur marrëdhënie miqësore dhe respekt me njerëzit në Shqipëri dhe nuk i kanë shkelur ligjet e këtij vendi”, përfundon reagimin e tij kreu i organizatës, Hossein Abedini.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *