Operacioni në Lazarat, Fyle: Vendosmëri në luftën kundër drogës

Operacioni në Lazarat, Fyle: Vendosmëri në luftën kundër drogës

Bashkimi Europian mirëpret operacionin e policisë, kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, eurokomisioneri Stefan Fyle thekson se operacioni kundër plantacioneve me kanabis tregon vendosmërinë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Rreth 500 forca të policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës, për asgjësimin e lëndëve narkotike. Efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitralozë, për të penguar operacionin.

Në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa autoblindat e policisë, RENEA dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi duke marrë nën kontroll situatën.

Ndërkohë, policia publikoi edhe listën e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se shteti i ka shpallur luftë mafies dhe krimit, duke paralajmëruar se të gjithë banorët që qëllojnë në drejtim të policisë, do të përballen me forcat e ligjit si asnjëherë tjetër.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *