OMONIA: Asnjë ministër minoritar në kabinetin e ri

OMONIA: Asnjë ministër minoritar në kabinetin e ri

Organizata OMONIA ngre dyshime nëse qeveria e re do të mbrojë minoritetin, pasi në përbërjen e saj nuk ka asnjë ministër minoritar.

Pas publikimit të emrave të ministrave të rinj, OMONIA konsideron se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut duhet të riorjentojë qëndrimin e saj politik.

“Komunikimi i Kryeministrit potencial Edi Rama, mbi përbërjen e kabinetit qeveritar, sikundër predispozohet ta propozojë për miratim institucional në muajin Shtator, ka përforcuar rezervat, në gjirin e Komunitetit Etnik Grek. Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë së re , me post ministri, të një pjesëtari të Komunitetit Etnik Grek, është një ogur jo pozitiv. Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si, forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të Minoritetit Etnik Grek”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

“Përpos këtyre ne si OMONIA i drejtojmë apel Bashkimit për të Drejtat e Njeriut – PBDNJ-së, të riorientojë qëndrimin politik në bazë të zhvillimeve të sotme. Nuk bëhet fjalë për interes mikropolitik por për çështje parimore që lidhen drejtpërdrejtë me terrenin sensibël të pozicionit të MEG.”- përfundon deklarata.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *