Nuk përballon operacionin, Kristi Maze ndërron jetë në spital në Bergamo

Ndërron jetë në spitalin e Bergamos 10-vjeçari shqiptar Kristi Maze. Vogëlushi nuk ka mundur dot të fitojë betejën me operacionin, pasi mësohet se trupi i tij nuk ka mundur ta përballojë dot.

Kristi u fut dje në sallën e operacionit, në një ndërhyrje shumë të vështirë, që zgjati rreth 12 orë.
10-vjeçari i sëmurë me trombozë në mëlçi, Kristi Maze u nis privatisht drejt Italisë për kurim, pas sigurimit të shumës së garancisë falë kontributit të qindra qytetarëve, pas një fushate të gjatë bërë nga “News 24”.

Prindërit e tij gjithashtu u mirëpritën në Itali nga një shqiptare, Valentina Agalliu, e cila garantoi t’i ofronte atyre strehim.

Pasi familja Maze arriti të mbledhë paratë për transplantin, falë një solidariteti mbarëqytetar, qeveria doli me një vendim për mbulimin e shpenzimeve. Vendimi erdhi, pasi familja Maze i kishte mbledhur parate dhe financimet nga qytetarët në shumën e 165 mijë euro.

Sipas vendimit të qeverisë qe u publikua ne fletoren zyrtare, shuma e mbulimit të shpenzimeve është mbi 16 milionë që do të kalojnë në llogarinë e spitalit “Papa Giovanni XXIII”, në Bergamo, Itali.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *