Një skelet njeriu gjendet në Pogradec. I përket periudhës së diktaturës

Skeleti i një njeriu është gjetur nga punëtorët që po punojnë për hapjen e trasesë së rrugës Lin­Pogradec. Sipas policisë, zbulimi i rastësishëm ka bërë që të dalë në dritë një histori e sistemit të kaluar, pasi dyshohet se rasti mund të ketë të bëjë me eshtrat e një personi, i cili mund të jetë pushkatuar gjatë sistemit komunist.

Sipas të dhënave nga banorët, në vendin ku janë zbuluar eshtrat, gjatë sistemit komunist ka qenë një poligon i ekzekutimeve, çka ka ngritur edhe pistën e parë të hetimit për policinë. Ende nuk dihet se cilës gjini i përket skeleti dhe do të jetë ekspertiza ajo e cila do të përcaktojë jo vetëm gjininë, por edhe rrethanat në të cilat personi ka humbur jetën. Nuk ka ende të dhëna nëse në atë zonë mund të zbulohen eshtra të tjera.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *