Një fshat i rënë në mëshirë të fatit… ja çfarë ndodh në Dibër

Një fshat i rënë në mëshirë të fatit… ja çfarë ndodh në Dibër

Edhe pse jetojnë vetëm 10 km larg qytetit të Peshkopisë, banorët e fshatit Cerjan thonë se ndjehen të braktisur dhe të izoluar.

Rruga që lidh fshatin e tyre me qytetin është në gjendje skandaloze dhe prej 20 vitesh nuk është vënë dorë për rregullimin e saj.

Edhe pse gjate çdo fushate elektorale u premtohet rregullimi i rrugës, sapo mbarojnë zgjedhjet premtimet i merr era.

Mungesa e rrugës thonë ata po bëhet shkak që çdo ditë fshati të braktiset./Top Channel