Nisin bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për pranimin e refugjatëve sirianë

Burime diplomatike nga Athina pohuan se ka bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë.

Bisedimet mësohet se janë në fazë fillestare. Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zv.ministrja e Brendshme, e pranishme në panel, Elona Gjebrea.

“Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët, por ka bisedime dhe zgjidhja do të jetë në kuadrin europian”, tha Gjebrea.

Ndërkohë, Shkupi ka vendosur që nuk do të rihapë kufijtë për refugjatët, një vendim ky thuajse përfundimtar që pret vetëm formalizimin e tij. E vënë në këtë situatë, Athina po synon të shpërndajë valën e refugjatëve në kufijtë me fqinjët e tjerë.

Kështu, flitet se një pjesë e emigrantëve do të zhvendosen në kampe në zonën e Follorinës, Kozanit dhe Janinës, pranë kufirit shtetëror me Shqipërinë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *