Nesër shpërthimi i radhës me eksploziv në Fier

Nesër shpërthimi i radhës me eksploziv në Fier

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryejë nesër në orën 12.00 prishjen e objektit të pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit.

Objekti është pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij janë hapur 300 furrnella (vrima) ku do të vendosen 5 kilogramë lëndë plasëse.

Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit, shkruan oranews.

Operacioni i nesërm është gjithashtu pjesë e këtij plani. Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit. Të shtunën e kaluar u shemb me eksploziv një tjetër godinë.