“Në Lushnje plasi kopja gjatë provimeve të maturës, çereku i nxënësve me celular”

“Në Lushnje plasi kopja gjatë provimeve të maturës, çereku i nxënësve me celular”

Cereku i maturantëve në probimin që zhvilluam dje në Lushnje kishin celular me vete dhe shumë mësues kanë ndihmuar të kopjohej.
Ky është denoncimi i një nxënëseje i cili është postuar nnë rrjetin social nga ish kryeministri Sali Berisha. Në denoncim duket fare qartë se në qytetin e Lushnjes kopja dhe shkeljet ligjore janë bërë në mënyrë të hapur.

Statusi i Berishës:

Ky ishte dje provimi i matematikes qe organizoi ndrikull Vila!

Lexoni denoncimin e qytetari dixhital. Sb

“Pershendetje! Jam nje maturante nga Lushnja dhe dje zhvilluam provimin e matematikes. Deshiroj te denoncoj te gjithe parregullesite e patolerueshme gjate ketij procesi. Fillimisht brenda salles se provimit te cilin e zhvilluam ne godinen e shkolles “Kolegji Daka” nje e katerta e maturanteve kishin aparat celular.

Nje pjese e administratoreve benin foto te testeve dhe ua dergonin mesueseve te matematikes me te cilet kishin shkembyer numrat e telefonit.Kopjet ua jepnin vetem maturanteve qe kishin njohje apo kishin marre ryshfete dhe per pjesen tjeter ushtronin presion psikologjik duke ulertitur gjate gjithe kohes qe te mos benim levizjen me te vogel nderkohe qe ata e shkelnin haptazi rregulloren.

Po e shkruaj kete mesazh me shprese jo se dicka do te ndryshoj ne notat e pamerituara te ketyre maturanteve por per te marre masa per provimet e lendeve me zgjedhje.Edhe pse kishte perfaqesues te Ministrise nje pjese e administratoreve ja dolen mbane te benin rolin e korrierit te mesazheve.

Nje situate e tille vret te gjithe shpresat e maturanteve per te besuar ne parimin e meritokracise.Une dhe te gjithe maturantet e tjere shpresoj shume qe do te merren masa per provimet e ardhshme. E ritheksoj edhe njehere qe godina ku zhvilluam provimin ishte “Kolegji Daka” ne Lushnje.

Faleminderit!”