Në fund të marsit emigrantët sirianë pritet të vendosen në Gjirokastër dhe Korçë

Ardhja e refugjatëve sirianë në zonën e Konicës apo edhe në Janinë, shumë pranë kufirit të Greqisë me Shqipërinë, ka bërë që strukturat në vendin tonë të angazhohen për të marrë masat e nevojshme për të përballuar situatën. Duke folur në “Njerëz në fokus” për krizën e refugjatëve dhe mundësinë e këtyre të fundit për të hyrë në vendin tonë, drejtori i Përgjithshëm i Kufirit pranë MPB, Genc Merepeza, tha se “nëse refugjatët kërkojnë mbrojtje humanitare, ne i pranojmë”.

Merepeza ka sqaruar edhe masat e marra për përballimin e situatës, si dhe zonat ku do të përqendrohen refugjatët, nëse do të hyjnë në vendin tonë. Ai tha se mund të ketë një fluks në fund të marsit.

“Për zonat ku mendohet se do të ketë më shumë prurje të refugjatëve do të bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme, por angazhimi i strukturave për ngritjen e kampeve do të bëhet në momentin kur do të hyjnë emigrantët në vendin tonë. Kampet do përqendrohen në Gjirokastër dhe Korçë, nga ky pritet edhe të hyjnë refugjatët në vendin tonë”, tha Merepeza.

Pavarësisht se ende nuk ka asnjë kamp të ngritur, Merepeza tha se plani është gati kur të bjerë gongu duke folur edhe për parashikime. “Ra gongu jemi gati. Kemi bërë parashikimet tona. Nëse kemi 3 çadra, 2 do jenë në Gjirokastër e 1 në Korçë. Grupi që është në Janinë, jo vetëm që nuk është një grup i madh por nuk do vijë brenda ditës në Shqipëri, i gjithi”, tha ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *