Në 6 muaj s’janë lejuar të kalojnë 4 mijë shqiptarë në kufi

Në 6 muaj s’janë lejuar të kalojnë 4 mijë shqiptarë në kufi

Të paktën 4 mijë shqiptarë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin në doganën e Kapshticës për të lëvizur në vendet Shengen.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije nga policia kufitare se kthimi i shqiptarëve është bërë pasi ata nuk kanë përmbushur pikat kuçe të Shengenit.

Moslejimi i 4000 shtetasve shqiptare për të lëvizur jashtë Shqipërisë është bërë për mungese dokumentacioni si dhe pas një plani masash të ndërmarra nga policia kufitare për te ulur sa me shume numrin e kërkesave për azil politik.