Ndyshojnë gjobat dhe afatet për legalizimet

Janë shkurtuar afatet për pagesën e parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje. Nga 45 ditë që ishte deri tani, me hyrjen në fuqi sot të vendimit nr. 182, datë 9.3.2016, pagesa duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga momenti që personi i cili ka ndërtuar pa leje merr dijeni për miratimin e saj.

Në rast se personi që ka ndërtuar pa leje nuk kryen pagesën brenda 30 ditëve, nuk pajiset me hipotekë për truallin mbi të cilin ka ndërtuar. Një tjetër ndryshim është edhe masa e penaliteteve për vonesat e pagesave. Përqindja e penalitetit në bazë të funksionit të ndërtimit varion, nga 2% për banesat, deri në 20% për ndërtimet me funksion biznesin, dhe llogaritet mbi koston mesatare të ndërtimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Për të gjith ata që nuk zbatojnë afatet e përcaktuara do të ketë penalitete.

“Për llogaritjen e penalitetit të legalizimit të shtesave të subjektit ndërtues, sipas nenit 43, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, si çmim minimal fiskal të përdoret vlera e kostos mesatare të ndërtimit të banesave për m2, bazuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ndërsa për ndërtimet në zona ku nuk ka vlera të miratuara të kostos mesatare, përllogaritja të kryhet në bazë të mesatares aritmetike të kostove të zonave kufitare.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *