Mot i paqendrueshëm, ja parashikimi meteorologëve

Kushtet e paqëndrueshme të motit do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës së diel, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Sipas MeteoAlb, herë pas here do të ketë edhe intrevale me kthjellime, kryesisht në jug dhe jugperëndim të territorit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin shira lokale. Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të ketë shtim të vranësirave dhe shirave.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa orët e mesditës do të sjellin rritje me 3- 4 gradë të temperaturave në vend.

Era do të vijojë të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 kilometra në orë nga drejtimi jugor, duke shkaktuar dallgëzim 4-5 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

Sa i përket Evropës, pothuajse i gjithë kontinenti do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke shkaktuar në pjesën më të madhe mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Konkretisht, reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta do të ketë në Evropën Veriore, Lindore si edhe zona e Alpeve. Ndërsa me vranësira dhe shira do të jenë Evropa Qendrore, Mesdheu dhe gadishulli i Ballkanit, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet moti për ishujt britanikë dhe gadishullin Iberik.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *