Mirditë, erozioni i lumit Fan rrezikon banorët

Erozioni i lumit Fan, i cili ka nisur që prej dy vitesh në këtë zonë, ka marrë përmasa të frikshme, duke përmbytur 30 hektarë tokë, ndërsa në rrezik janë të gjitha banesat e fshatit Rreth i Epërm në Mirditë.

Sipas banorëve, vetëm gjatë muajit të fundit lumi ka përpirë mbi 30 hektarë tokë bujqësore.

Edhe pse janë ankuar disa herë, ata thonë se autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për t’i bërë ballë këtij fenomeni. Banorët kërkojnë ndë­ rhyrje të menjëhershme, pasi ata ndihen të kërcënuar nga lumi.

Një tjetër banor i këtij fshati shprehet se janë ankuar disa herë për këtë problem, por askush nuk ka marrë asnjë masë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *