Miratohen bonuset për dhënien me koncesion të 2 hidrocentraleve

Miratohen bonuset për dhënien me koncesion të 2 hidrocentraleve

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, vendosi miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, që i jepet shoqërisë “Demal”, sh.p.k.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave, në këtë mbledhje miratoi bonusin prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, që i jepet shoqërisë “Shpresa AL”, sh.p.k.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *