Meteorologët paralajmërojnë: Stuhi dhe rebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot

Meteorologët paralajmërojnë: Stuhi dhe rebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot

Pas reshjeve të natës me stuhi dhe rrufe duket se e shtuna do të jetë me vranësira të shpeshta që do dominojnë të gjithë territorin.

Më të dendura do të jenë pasdite ku priten rebeshe shiu në veriperëndim dhe juglindje.

Shira të izoluar rrezikojnë dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit ulen në veri dhe qendër, por rënie më të lehtë do të ketë në jug duke luhatur vlerat termike nga 10 në 28 gradë Celcius.