Mësoni kur do të rikthehet i nxehti

Mësoni kur do të rikthehet i nxehti

I nxehti afrikan i pagëzuar si “Luçiferi” duket se është larguar nga vendi ynë me rënien e reshjeve të para të shiut, por temperaturat e larta do rikthehen sërish.
10 ditët e para të gushtit u karakterizuar nga temperatura ekstreme të cilat kaluan mbi 40 gradë. Reshjet e shiut të cilat ranë kanë ulur temperaturat deri në 10 gradë celsius dhe parashikohet që këto masa ajrore të vijojnë përgjatë dy ditëve.

Fundjava e ardhshme do rezervojë temperatura të larta të cilat do arrijnë deri në 36 gradë celsius, një lajm i mirë ky për të gjithë ata të cilët kishin planifikuar pushimet në fund të muajit gusht.

Nesër pritet të kemi kthjellime dhe deri në fund të javës të kemi rritje të temperaturave me 1-2 gradë nga dita në ditë. Të enjten do kulmojnë me 35-36 gradë, pra do kemi sërish masa ajrore të ngrohta nga Afrika, por nuk do kemi temperatura ekstreme.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *