Mbyllet në Athinë raundi i dytë i bisedimeve për kufirin detar

Mbyllet në Athinë raundi i dytë i bisedimeve për kufirin detar

Është mbyllur dje më 15 maj në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një njoftim të shkurtër ministria jonë e Europës dhe Punëve të Jashtme tha se takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare. Kufiri detar është një prej çështjeve më të ndjeshme në bisedimet mes dy palëve. Pak ditë më parë ministrat e Jashtëm firmosën marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve.