Mban shqiptari taksa! Po ia hipin edhe tre taksa të tjera nga Lal’Eri

Erjon Veliaj e ka treguar qartë se para buxhetit të bashkisë nuk pyet shumë për qytetarët. Nese është e nevojshme që ata të paguajnë më shumë ,do ta bëjnë, në mënyrë që të ardhurat e bashkisë të shtohen.
Kështu Veliaj, lajmëroi të gjithë qytetarët e Tiranës se do t’i shtohen taksat e reja në faturën e ujit. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të shëndoshur financat e bashkisë, që kanë 60 milion euro borxhe.

Bëhet fjalë për taksën për pronën, atë të pastrimit dhe infrastrukturës arsimore, të treja do të “shkrihen” në një vit dhe do të paguhen bashkë me faturën e ujit.

Taksa e pastrimit 5 mijë lekë, ajo e arsimit 1800 lekë në vit, ndërsa taksa për pronën përllogaritet në varësi në zonës, llojit të ndërtesës dhe sipërfaqes që zë. Të tria ndahen dhe paguhen në 12 këste mujore.

Tarifa e pastrimit paguhet 420 lekë në muaj, ndërsa taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, është 150 lekë në muaj. Ndërsa taksa e pronës për një banesë normale pas ‘93-shit varion mesatarisht nga 100 në 150 lekë për muaj. Bazuar mbi këtë llogari, minimalisht, çdo kryefamiljar, duke nisur nga ky muaj duhet të paguajë 700 lekë më shumë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *