Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten rreth 120 ha tokë bujqësore

Dita e djeshme u shoqërua me reshje të shumta në të gjithë vendin, gjë që solli edhe përmbytjet e para. Në Fushë Krujë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si rezultat i prurjeve të shumta duke përmbytur rreth 120 hektarë tokë bujqësore.

Mësohet se përmbytje ka pasur në fshatrat Mallkuç, Mazhe dhe Murqin. Ndërkoë prania e lartë e ujit ka krijuar vështirësi edhe në rrugën që lidh këto tre fshatra.

Mësohet se nën ujë janë dhe disa lagje të Durrësit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *