“Lobisti” Henri Çili ia del me doktoraturat edhe në Kosovë!

Në mediat kosovare dje u shpërnda lajmi se “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që t’i pranojë të gjitha diplomat e lëshuara nga institucione të akredituara dhe licencuara nga shteti i Shqipërisë”.

Duke qenë se diplomat e marra në universitetet shtetërore janë tashmë të njehsuara në Kosovë ky vendim shton vetëm…doktoratuat e marra në Universitetin Europian të Tiranës të Henri Çilit. Kjo do të thotë se , edhe nëse nesër Ministria jonë e Arsimit dhe Shkencave do të dalë të vendosë në gjoksin e saj dekoratën për këtë “arritje të madhe”, në fund të fundit lobimi dhe interesi ka qenë strikt i privatit.

Po si u arrit të ketë sukses ky “lobim”? Natyrisht …me provë! Ku ka vlerësim më të mirë për një universitet sesa nga ai që studion, diplomohet e gradohet aty? Ka shumë të ngjarë që para se të marrë këtë hap të madh, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës të ketë pyetur të vëllanë. I vëllai i këtij ministri të Kosovës është doktorant në UET bashkë me 150 bashkatdhetarë të tjerë prej Kosove. Natyrisht që vëllai nuk mund ta gënjente, e për rrjedhim, s’i është dridhur dora për të firmosur njohjet e doktoraturave të Çilit. Për të mos folur që vjet ai ka ardhur edhe vet – siç shihet në foton e lajmit – dhe ka dhënë leksion në UET…

 

 

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *