Lali Eri lë Shkozën 5 orë pa drita

Lali Eri lë Shkozën 5 orë pa drita

Lali Eri ka vendosur të shtrojë medemek rrugë në çdo cep të qytetit dhe për këtë arsye lë banorët pa drita.

Zona e Shkozës ka që në orën 11 të ditës së sotme e deri tani që nuk ka energji elektrike.

Energjia është shkëputur pas asnjë njoftim paraprak, ndonëse mes banorëve ka pleq të sëmurë, fëmijë të vegjël që kanë nevojë për ngrohje e ushqim.

Operatorët e OSHEE-së bëjnë të ditur se dritat janë ndërprerë me kërkesë të bashkisë e cila po hap
kanale dhe po ndërton rrugë.

Në këtë zonë të Tiranës ikin dritat orar pa orar çdo 3-4 ditë në javë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone