Ky është qyteti që ka më pak krime në vend

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, Përmeti është qyteti ku thuajse nuk ka asnjë krim. Prokuroria e këtij qyteti gjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal.

Sipas raportit, numrin më të lartë e ka Prokuroria e Tiranës me 31 për qind të numrit të procedimeve në rang vendi.

Në rang zbritës ajo ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit me 8 për qind e në vijim nga ajo e Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit me 7 për qind të numrit të procedimeve. Në rrethet me numër më të ulët të çështjeve të regjistruara, përveç rastit të Përmetit, janë Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind.

Prokuroria bën edhe një tjetër analizë të hollësishme të përqindjes së kriminalitetit, atë në rang qarqesh. Ndërton koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë.

Për vitin 2015 koeficienti për 100 mijë banorë në rang vendi është 1122. Duke iu referuar qarqeve, përqindja më e ulët e kriminalitetit llogaritet në qarkun e Dibrës, me koeficientin 586 për 100 mijë banorë. Ndërsa përqindja më e lartë e kriminalitetit është llogaritur në qarkun e Vlorës.

Për qarkun Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë rezultonte të ishte 1304.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *