Kush flet për rritje ekonomike?! Investimet më keq se në 2008-ën

Shpenzimet për investime në ekonominë shqiptare arritën nivelin më të ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që nga viti 2008 dhe janë shumë poshtë mesatares historike, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.

Në fund të vitit 2015 raporti i shpenzimeve për investime ndaj PBB-së rezultoi 26.5%, duke qenë poshtë peshës mesatare historike prej 28.7% për periudhën 2008 – 2014, analizon institucioni qendror bankar.

Investimet e ulta dhe konsumi i dobët duket janë pasqyrë rënies drastike të parasë në qarkullim.

Rënia e investimeve në ekonomi është stimuluar më së shumti nga qeveria e cila e ka rrudhur ndjeshëm likuiditetin për investime në vepra publike. Në katër vitet e fundit investimet publike kanë pësuar rënie sistematike, teksa qeveria parashikon të rrudhë stimulin edhe për vitin në vijim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *