Kush është Zamir Latifi, një prej viktimave në atentatin e Lushnjes

Kush është Zamir Latifi, një prej viktimave në atentatin e Lushnjes

Dy të rinj janë ekzekutuar pasditen e sotme në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës, pas një atentati ndaj tyre.

Zamir Latifi, 27 vjeç, mësohet se është njëri prej viktimave, ndërsa ende nuk është identifikuar personi tjetër.

Nga hetimet e para raportohet se dy viktimat kanë qenë pranë një lokali, kur pranë tyre ka ardhur një makinë nga e cila është qëlluar me armë zjarri.

22472406_10214462366858747_2015225359_n-1

Një nga të plagosurit është Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ish­ kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

17798997_1687718537909088_5780238868364433483_n

Ndërkohë, viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares.

Forca të shumta policore janë angazhuar për të kapur autorët, duke ngritur edhe postoblloqe në rrugët dalëse të qytetit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *