Kurban Bajrami është më 1 Shtator 2017

Kurban Bajrami është më 1 Shtator 2017

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është më 1 Shtator 2017.

Komuniteti Mysliman edhe këtë vit do realizojë shpërndarjen e mishit të Kurbanit në bazë të një grafiku, ku do të përfitojnë familjet në nevojë në shkallë vendi.

auto_kurbani_1-02-724x10241503487974

Cilido që nuk ka mundësi të organizojë prerjen dhe shpërndarjen e kurbanit në mënyrë individuale, mjafton që të bëjë pagesën pranë institucionit të Komunitetit Mysliman, i cili do të bëjë më pas prerjen dhe shpërndarjen e tyre, familjeve në nevojë. Çmimi i Kurbanit është 17 000 lekë (130 euro) për bagëtitë e imëta. Pagesa mund të bëhet pranë selisë së KMSH-së ose në llogarinë bankare që gjendet në poster.

Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *