Kryebashkiaku i Kukesit: T’i mirëpresim sirianët, siç pritëm shqiptarët e Kosovës

Kreu i bashkisë se Kukësit, Bashkim Shehu, është shprehur sot se ky qytet, por edhe e gjithë Shqipëria, duhet të jenë më të hapur ndaj emigrantëve.

Shehu kërkon më shumë angazhim nga strukturat shtetërore dhe thotë se duhet të kontribuojnë të gjithë në këtë situatë.

Edhe qytetarët kuksianë janë shprehur të hapur për mbështetje dhe solidaritet për ardhjen e emigrantëve sirianë (nëse kjo do të ndodhë), ashtu sikurse pritën shqiptarët e Kosovës.

Rreth 200 refugjatë sirianë ndodhen në qytetin Konicë, shumë afër kufirit shqiptar, dhe nëse nuk kalojnë përmes Maqedonisë ata mund të futen përmes kufirit shqiptar, ku mendohet të shkojnë drejt Gjermanisë nga pika kufitare e Morinës ose e Hanit të Hotit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *