Korrupsion në 60 përqind të tenderave. Ja faktet

Viti që lamë pas ka qenë një vit i frytshëm abuzimi me tenderat nga qeveritarët. Agjencia e Prokurimeve Publike bën me dije se numri total i njoftimeve të kontratave të procedurave të prokurimit të publikuara gjatë vitit 2015 në sistemin e prokurimit elektronik, sipas llojeve të kontratave, shërbim, mall, punë, në faqen zyrtare të APP është 4,630.

Nga këto, afro 60 përqind, ose 2706 janë zhvilluar me procedurë prokurimi me negocim pa shpallje paraprake. Kjo procedurë kjo procedurë, ligjërisht duhet të përdoret vetëm në raste emergjente, por falë boshllëqeve ligjore, autoritetet kontraktore ia kanë dalë ta përdorin në shumicën e gjithë thirrjeve publike në total.

Abuzimi me përdorimin pa kriter të procedurës së prokurimit me negocim pa shpallje paraprake është paraqitur si problem mjaft shqetësues nga APP, e cila akuzon hapur për shkelje ligji.

Gjatë monitorimeve të kryera nga APP, janë konstatuar shkelje të ndryshme të dispozitave ligjore dhe nënligjore të prokurimit publik, në varësi të llojit të procedurës së prokurimit të monitoruar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *