Korçë, tregtarët hyjnë me forcë në Këshillin Bashkiak

Tregtarët e pazarit të Korçës kanë mbyllur dyqanet në protestë ndaj vendimit të këshillit bashkiak, që kufizon aktivitetet që do ushtrohen në këtë zonë. Ata hynë me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak, duke ju kërkuar këshilltarëve të rishikojnë vendimin.

“Në qoftë se ai votim është bërë me një mashtrim të pastër të këshilltarëve, ndoshta ata mund të reflektojnë. Prandaj po e kërkoj këtë pikë. E para nuk ishit informuar. E dyta, ju duhet ta dini vizionin e Bashkisë. A ju ka thënë Bashkia se biznese të tilla nuk mund të qëndrojnë më në pazar? Jo më thatë!“, u shpreh Andrea Mano, kreu i grupit të këshilltarëve te djathtë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *