Kontrolle të rrepta në Rinas pas sulmeve në Bruksel

Pas sulemeve terroriste që kanë goditur Brukselin ditën e sotme, vendi jonë ka marrë masa shtesë edhe në Rinas duke rritur kontrollet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë të bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Një avion i nisur nga Shqipëria mëngjesin e sotëm me destinacion Brukselin, ka devijuar rrugës dhe është ulur në
Paris, pas informacioneve se në aeroportin e Brukselit ndodhën dy shpërthime.

“Policia Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë.
Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv.
Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.
Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët”,- njofton policia.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *