Keni lindur fëmijë jashtë shtetit? Ja si mund t’i regjistroni në Shqipëri

Keni lindur fëmijë jashtë shtetit? Ja si mund t’i regjistroni në Shqipëri

Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë lindur fëmijë gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit dhe u duhet ta regjistrojnë atë tani mund ta kryejnë këtë procedurë pa asnjë pagesë.
Aplikimi për regjistrimin e fëmijës bëhet në vetëm 3 hapa: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor.

Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;

4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve

E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është 3 muaj.

Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj., mund të vizitoni faqen e posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme./scan

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone