Kamëz, fal bashkëpunimit të bashkisë drejt përfundimit linja e re tensionit të mesëm 20 KW, përfitojnë 5 lagje

Në territorin e bashkisë Kamëz po zbatohet një tjetër projekt shumë i rëndësishëm siç është ai i furnizimit me energji të qytetarëve. Bëhet fjalë për fazën e dytë të projektit të rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv. Kjo fazë e projektit përfshin lagjet 5, 6 dhe 7 Bathore dhe lagjet 4, 5 në Kamëz.

Zbatimi i projektit do të sjellë një ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të banorëve të zonës, duke ulur rrezikun që kanë kabinat dhe linjat e amortizuara të tensionit të mesëm dhe të ulët.

12887309_10154660228499041_1459212671_o

Gatishmëria e të dyja palëve, Bashkia Kamëz dhe OSHEE, për bashkëpunim të gjerë dhe afatgjatë bëri të mundur që të ofrohet edhe ky shërbim për komunitetin e qytetit të Kamzës. Bazat e këtij projekti janë hedhur që dy vite më parë, punë e cila po shkon drejt përfundimit, duke bërë të mundur edhe një herë përfitimin e një investimi shumë të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Nga ana e Bashkisë qenë ngritur grupe pune të posaçme për zbatimin sa më korrekt dhe me cilësi të lartë të projektit të rrjetit të tensionit të mesëm.

12325524_10154660228479041_1633079665_o

Serioziteti i treguar në këtë bashkëpunim, por edhe në bashkëpunime me institucione të tjera, ka bërë që Bashkia Kamëz të shihet dhe realisht të jetë një partner serioz për zbatimin e projekteve të shumta me interes të ndërsjellë institucional, por veçanërisht në ndihmë dhe në dobi të komunitetit të banorëve të qytetit të Kamzës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *