Kamëz, avancojnë dukshëm punimet e ujësjellësit, së shpejti 24 orë ujë në çezmat e qytetarëve

Punimet e depos qendrore të re me një kapacitet 3000 m3, punimet po ecin sipas parashikimit. Gjatësia lineare e tubave të shtrirë në këtë fazë është e parashikuar 56 km rrjet, kjo së bashku me linja transmetimi terciale etj., si dhe 25 km rehabilitim i rrjetit ekzistues, në të cilin po punohet aktualisht

Projekti më strategjik dhe më i rëndësishmi në Bashkinë Kamëz, ai i ujësjellës-kanalizimeve, së shpejti do të ketë një standard gjerman. Ky projekt i dobishëm për qytetarët e Kamzës e ka zanafillën 5 vite më parë, projekt i cili filloi si marrëveshje mes Bashkisë Kamëz dhe KfW-së, ndërsa zbatimi fizik i tij ka nisur që në qershor 2015.
Punimet zyrtarisht kane nisur ne qershor 2015 dhe afati i përfundimit të punimeve është fundviti 2016, por me ecurinë e ndjekur deri më tani punimet mendohen të mbyllen brenda afatit ligjor.

11100102_10154642456349041_1003464341_n

Nga ana e Bashkisë janë marrë garancitë e duhura se punimet do të mbyllen në afat duke parë edhe ecurinë e deritanishme të punimeve. Projekti në këtë fazë të parë shtrihet në lagjet 1, 2, 3, 4, 5 Bathore, në lagjet 6-7 Bathore në 80% tyre, në lagjen Kamëz 1, në Frutikulturë, në Zall-Mner plotësisht, lagje numër 4 pjesërisht dhe disa linja transmetimi kryesore të cilat do t’u shërbejnë në perspektivë të gjitha fazave. Në zonat, të cilat nuk janë përfshirë në këtë fazë, është tentuar të investohet dhe shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e kompanive të cilat do të merren me hartimin e projektit. Në fazën e parë të projektit rreth 65% e popullsisë aktuale do të kenë në çezmat e tyre ujë 24 orë me standarde evropiane, ndërsa pjesa tjetër do të jetë përfituese e lotit të dytë. Gjatësia lineare e tubave të shtrirë në këtë fazë është e parashikuar 56 km rrjet, kjo së bashku me linja transmetimi terciale etj., si dhe 25 km rehabilitim i rrjetit ekzistues, në të cilin po punohet aktualisht. Rrjeti përfshin edhe rehabilitimin e depove ekzistuese dhe rrethimin e tyre.

11998789_10154642456329041_2069673467_n

BE dhe KfW, donatorë e projektit, janë nga organizmat më seriozë që janë të fokusuar në investime dhe rehabilitime ujësjellësish. Në bashkëpunimin e ndërsjellët mes Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve dhe tyre u vendosën disa detyra, të cilat kishin të bënin me rritjen e performancës së Ndërmarrjes me të gjithë indikatorët përkatës, në mënyrë që të tregonin seriozitetin dhe përkushtimin për të qenë përfitues të këtij projekti mjaft strategjik. Me ndihmën e konsulentit në bashkëpunim, kompania “Haskoning” u ul numri i punonjësve, duke bërë një riorganizim të ri më efecient. Gjatë kësaj kohe u prodhua fatura elektronike, u rrit niveli i përgjegjshmërisë së çdo punonjësi si dhe numri i klientëve me të njëjtat sasi burimi. Disa nga sfidat që ishin të përcaktuara në marrëveshje janë: Mbulimi i kostos direkte operacionale, e cila nënkuptonte fillimin e mbështetjes institucionale 55% kdo; mbulimi i kostove direkte operacionale nënkuptonte 75% kdo; mbulimi 100% i kdo do të thoshte tenderim i fazës së parë të ujësjellësit, programi “Infrastruktura bashkiake nr. 2”.

10178229_10154642456314041_573086067_n

Falë angazhimit të stafit, si dhe mbështetjes nga konsulentët e huaj u arrit dhe u tejkalua objektivi përfundimtar, që të mbulohet kdo me 110%. Kompania e përzgjedhur ndërkombëtarisht për hartimin e projektit, si dhe supervizioni i saj, bëri të mundur ecurinë duke qenë strikte në korrektësi, profesionalizëm dhe afate kohore.
Sa i përket depos qendrore të re me një kapacitet 3000 m3 punimet po ecin sipas parashikimit. Janë betonuar bazamentet, muret, është punuar me sallat e komandimit, me soletat, në mënyrë cilësore. Kjo falë cilësisë së punimeve nga kompania lider në këtë fushë “Strabag”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *