“Ju flet radio”, si e panë mediat e huaja 20 shkurtin

“Ju flet radio”, si e panë mediat e huaja 20 shkurtin

27 vjetori i rënies së shtatores së Enver Hoxhës dhe regjimit komunist është përkujtuar sot në konferencën “Ju flet radio”. 20 shkurti i vitit 1991 vjen nëpërmjet këndvështrimit të mediave ndërkombëtare Deutsche Welle, TANJUG, Zëri i Amerikës, Agjencia Franceze e Lajmeve, por edhe të gazetarëve të pavarur.

Greva studentore u bë promotor me qëllim kryesor rrëzimin e kultit të Enver Hoxhës. Prej këtej u bashkua lëvizja qytetare që kulmoi në sheshin “Skënderbej”.
Gazetarët e huaj shtrojnë sërish dilemën nëse përfaqëson rasti shqiptar një revolucion sipas modelit të revolucioneve të buta ose të përgjakshme që kishin njohur deri atëherë disa vende të Bllokut Komunist.

Me këtë rast Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit prezantoi kolanën e botimeve të reja dokumentuese ku një vend të veçantë zënë ditarët e individëve që vuajtën kampeve të internimit dhe punës së detyruar.

Rrëzimi i shtatores të diktatorit Hoxha shënoi teorikisht ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re. Por në praktikë 20 shkurti identifikohet me ditën e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist./Ora News.tv/