Jozefina Topalli, një urim prekës për nënën e saj

Në ditën e 8 Marsit, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka bërë një dedikim prekës nënës së saj, shoqëruar me një foto.

“Njëlloj sikur isha e vogël, kam nevojë për këshillën e nanës. Ajo është jo vetëm heroina ime, ajo është si një shenjtëreshë. Edhe sot dora e saj më jep siguri. Ajo më ka mësuar t’i lutem Zotit, por edhe dhe të mos dorëzohem. Kurse Megi nuk kursen kurrë buzëqeshjen e saj të ëmbël. Ajo tani është edhe mikja ime më e dashur,” shkruan Topalli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *