Jamarbër Malltezi kërkon referendum për parkun e lojërave dhe parkimet nëntokësore

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ 3 kërkesa për referendum në KQZ. Një ditë pasi e paralajmëroi, kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka dorëzuar në KQZ 3 kërkesat që kanë të bëjnë me zgjerimin e Liqenit Artificial në të dy krahët e korpusit Universitar, ndërtimin e parkimit nëntokësor tek Parku “Rinia” si dhe ndërtimin e parkut të lojërave tek kodrat e liqenit.

“KQZ duhet të na japë formularët për referendumin. Pas formularëve do mbledhim aq firma sa kërkohen. Kjo është një mundësi që të flasin qytetarët që s’janë pyetur”, tha Malltezi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *