Ja si vajton dhe proteston qytetari që po i shembin shtëpinë (Video)

Prej ditësh, qytetarët që preken nga bulevardi i ri i Tiranës dhe për pasojë do t’iu shemben shtëpitë, kanë shpërthyer në protesta kundër bashkisë ku kanë kërkuar një shpronësim më të drejtë.

Protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët pasi INUV ka zbarkuar në zonën e tyre dhe ka nisur të shëmbë banesat.

Në këtë video të postuar nga “Nisma Thurje” duket dhimbja dhe vuajtja e një qytetari i cili do të mbetet në mes të 4 rrugëve.

http://

“Dhimbja e nje babai, bashkeshorti, njeriu te cilit po i shembin shtepine duke i dhene ne kembim asgje e duke e lene ne mes te kater rrugeve.

Banoreve te shtepive qe preken nga Bulevardi i Ri u eshte bere vleresimi i shtepive jo sipas vleres se tregut por sipas kostos se ndertimit. E per me teper asnje qindarke nuk u eshte levruar ende duke i lene ne qiell te hapur e pa asnje alternative.

“Te forte me te dobetit e te dobet me te fortin” po kthehet ne moto qeverisese.”-shkruan Nisma Thurje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *