Ja si do bëhet testi fizik për 1.900 aplikantët për shkollën e policisë

Mbi 1.900 aplikantë për Shkollën e Policisë do të kryejnë testin fizik, i cili ka 20% të vlerës së performancës së përgjithshme.

Në përfundim të testimit me shkrim, kandidatët do të zhvillojnë edhe tri fazat e tjera të konkurrimit, të cilat janë: testimi i aftësive fizike, që pritet të zhvillohet brenda 2 javësh, pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim.

Pesha specifike e secilit testim, në raport me rezultatin e përgjithshëm, është: testimi me shkrim zë 70%; testimi i aftësive fizike zë 20%; intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit zë 5% si dhe testimi psikologjik zë 5%.

TESTIMI FIZIK

Për t’u quajtur kalues në provimin e aftësive fizike, kandidatët duhet të marrin të paktën 60% të pikëve të testimit. Oficerët e policisë kryejnë disa funksione tepër unike gjatë detyrës, disa prej të cilave mund të kërkojnë përgatitje të lartë fizike. Shkalla e aftësisë fizike të policit për t’i kryer këto funksione përcakton ndikimin e vet te siguria personale dhe ajo publike. Përgatitja fizike qëndron në themel të aftësisë së policit për të kryer detyrat e zakonshme dhe ato kritike.

Në rast se polici është nën nivelet minimale fizike të parashikuara në këtë dokument, atëherë kompromentohet performanca e tij në kryerjen e detyrave policore. Nivelet e larta të përgatitjes fizike shoqërohen me performancë më të mirë në kryerjen e detyrave fizike që duhet të përmbushin punonjësit e policisë së shtetit shqiptar. Megjithëse nuk është publikuar zyrtarisht kalendari i testimit fizik, burime nga policia thanë se ai nuk ka ndryshime themelore në krahasim me testimin e vitit të kaluar. Por, çfarë është administrimi i Serisë së Testit të Përgatitjes Fizike (STPF). STPF-ja e testit fizik për aplikantin për në Shkollën e Policisë përbëhet nga pesë komponentë: kërcim vertikal, ushtrime për barkun një minutë, maksimumi i mundshëm pompash, vrap 300 metra dhe ecje/kros 2.4 km.

KONKURRIMI

Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, nga 5012 aplikantët do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë. Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se nga
personat fitues, 90 kandidatë do të jenë për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 6 persona për minoritetet. “Kur nuk plotësohet kuota e përcaktuar për gjininë më pak të përfaqësuar dhe minoritetet, do të merren në rend zbritës aplikantët, të cilët përfaqësojnë po këto kategori, por që duhet të kenë arritur minimumin e pikëve për t’u shpallur fitues”, shkruhej më herët në një njoftim zyrtar
nga ana e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, një vit më parë, në një intervistë për “GSH”, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema tha: “Për personat civilë që duan të futen në radhët e policisë, do funksionojë ajo që quhet Shkolla Bazë e Policisë. Ato që deri tani janë quajtur kurse 6-mujore, nuk do jenë më 6 muaj, por do jenë një vit dhe kjo do quhet Shkolla Bazë e Policisë dhe më pas ata që do mund të përzgjidhen do të vazhdojnë studimet në akademi”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *