Ja se si Henri Cili detyron punonjësit me një SMS ti bashkohen protestës së qeverisë

Ja se si Henri Cili detyron punonjësit me një SMS ti bashkohen protestës së qeverisë

Sot qeveria ka mbledhur administratën dhe i ka nxjerrë në rrugë kundër popullit. Duket që kjo është një protestë nën kujdesin e qeverisë dhe policisë për të justifikuar vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, taksë që prek mbi 500 mijë familje shqiptare.

“Protestuesit” ‘kundër informalitetit’ janë ata që vjedhin taksat e shqiptarëve çdo ditë, janë administratë e mbushur me militante që sot janë urdhëruar të bëjnë këtë marshim të shëmtuar për të justifikuar vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël.

Në këtë turp është përfshirë edhe Henri Çili, i cili përmes një mesazhi urdhëron pedagogët e universiteti të tij UET, që të dalin në protestë.

Më poshtë edhe mesazhi dërguar pedagogëve nga administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Naim Fusha.